Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka plagosur me sëpatë një person. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, e hënë në Librazhd.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që personi i arrestuar është shtetasi me inicialet B.K.
Të njëjtat burime thanë se shtetasi i plagosur me inicialet K.G., pasi ka marrë ndihnmën e nevojshme mjekësore në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./Bl.Ba/Fjala.al