Prrenjas/ Shtëpia përfshihet nga flakët, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit

Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilës ndodheshin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se fatmirësisht çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.

Më pas në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe ka mbajtur situatën nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike, por hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al