Terroristi në Vjenë u frymëzua për sulmin nga kënga e reperit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media zviceriane ’20 minuten’ publikoi një video që është xhiruar gjatë sulmit terrorist të ndodhur në Vjenë. Në video shihet teksa terroristi, Kujtim Fejzulai, shkon në vendin ku kreu krimin dhe në sfond dëgjohet kënga e reperit shqiptar, Nushi, AK47.

Sipas medias zviceriane terroristi është inspiruar nga kjo këngë për të kryer aktin.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar reperi përmes një InstaStory duke thënë se muzika e tij nuk duhet të jetë inspirim i tillë.

“Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimbshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjtë sot, e aq më pak për të kryer sulme terroriste e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjith këtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar…

Duhet me qenë goxha psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme terroriste, kjo është absurde.

Pasi që ka javë që mediat evropiane po shkruajnë për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!” tha reperi./R.G/Fjala.al

Nushi
Nushi

Të fundit

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Lajme të tjera

Web TV