Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Rrisim kapacitetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik.

Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë, por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë”, tha Manastirliu.

Nga laboratori i ri, Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për testimin e shpejtë. “Testimi shpejtë është një tjetër element që do t’i shtohet strategjisë së testimeve. Jemi në procedura për ti patur në një kohë sa më të shpejtë. Edhe ky testim do të jetë edhe një tjetër avantazh në luftën me këtë virus”, tha Manstirliu.

Ministrja ka bërë një apel për qytetarët duke u bërë thirrje pë të respektuar masat e vendosura. “E gjithë lufta bëhet në terren bëhet për të kufizuar sa më shumë këtë virus që ai mos të përhapet dhe sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, ndaj ne do të vijojmë të forcojmë dhe rrisim kapacitetet tona dhe nga ana tjetër i lutemi dhe i kërkojmë qytetarëve të bashkëpunojne ashtu si kanë bashkëpunaur deri tani”, apeloi Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV