Ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër, i cili së bashku me dy kolegë të tij mbeti i bllokuar për tre orë në makinë. Ata u përfshinë në një aksident në fshatin Bugjon, përgjatë aksit rrugor Iballë-Fierzë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00. Ata ishin nisur për inspektim kur makina e tyre u përmbys duke zënë poshtë tre punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit.
Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund të ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.
Pasi u nxorën Mark Ndou ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa kolegët i tij ndodhen tek Trauma.
l.m/Fjala.al