I shënoi Juves dhe festoi si Ronaldo/ Uzuni ‘pushton’ rrjetet sociale dhe mediat e huaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myrto Uzuni shënoi në minutën e 19’ të sfidës Juventus – Ferencvaros, duke festuar si CR7 para syve të këtij të fundit.

Talenti i Shqipërisë arriti t’i realizonte gol “Zonjës së Vjetër” në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një asisti nga Nguen.

Deri te ky moment i madh për të, Uzuni nuk e kishte aspak të lehtë karrierën, sidomos kur luante te Tomori i Beratit.

Në skuadrën shqiptare, kushtet ishin tejet të vështira, sa që lojtarët luanin edhe në baltë te grupmoshat U19. Por, i gjithë mundi i madh, për Uzunin ka filluar të shpërblehet nga dita në ditë, pasi jo vetëm që luan tani me Kombëtaren, por po arrin edhe t’i shënojë gol edhe një skuadre të madhe si Juventusi.

Mesfushori shqiptar më pas pushtoi rrjetet sociale dhe mediat botërore  me golin e tij, shkaku ishte festa e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, që është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Në fund të ndeshjes CR7 i dhuroi fanellën duke e përgëzuar talentin shqiptar.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore...

Lajme të tjera

Web TV