Luhet java e 4-t, Vllaznia ndalet në një 0-0 në Durrës, por nuk e lëshon kreun, zhgënjen Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të mërkurën ndeshjet e javës së tij të 4-t dhe Teuta ka arritur ta ndalë në një barazim pa gola Vllazninë në duelin më të spikatur të kësaj jave. Shkodranët e drejtuar nga trajneri gjerman, Tomas Brdariç, vazhdojnë të udhëheqin të pamposhtur në këto javët e para, duke marrë kështu një tjetër rezultat pozitiv në një vizitë të vështirë si ajo e Durrësit.

Nga ana tjetër të besuarit e Edi Martinit, edhe pse me një lojtar më shumë për 20 minuta, nuk arritën të zhbllokonin sfidën, duke u larguar nga fusha me vetëm 1 pikë. Ndërkaq, në takimin tjetër të mbrëmje, sfida Kukësi-Laçi është mbyllur me fitoren minimale të verilindorëve, që ngadhënjyen me golin e Agim Ibraimit, duke arritur të marrin triumfin e parë në kampionat për këtë sezon.

Nga ana tjetër, Laçi shpërdoroi shumë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, edhe kishin rastet më të mira për shënim. Pas 4 ndeshjesh, ekipi i Cungut ende nuk gjen fitore duke mos dalë nga kriza e fillimit të këtij kampionati. Para fillimit të takimit, lojtarët e Kukësit i kanë dhënë trajnerit të tyre Skënder Gega një mesazh inkurajues, pasi ky është dërguar me urgjencë në Turqi teksa është rënduar gjendja e tij shëndetësore prej virusit korona.
Tri takimet e para janë luajtur pasdreke dhe Kastrioti ka korrur fitoren e 3-të në këto 4 javë të para të këtij sezoni të Kategorisë Superiore, teksa ka mundur 2-1 Skënderbeun në takimin e luajtur të mërkurën në Korçë. Skënderbeu mbetet në kuotën e 4 pikëve të marra në po aq ndeshje, ndërsa krutanët kanë grumbulluar 8 nga 12 të mundshme, por vijojnë të mos e njohin humbjen.

Ndërkaq, Partizani ka bindur ditën e mërkurë në vizitën e Fierit ndaj Apolonisë, teksa ka fituar me rezultatin 3-0. Në “Loni Papuçiu”, pjesa e parë ishte me të vërtetë spektakolare, ku të dyja ekipet kishin disa raste për shënim. Vendasit iu afruan disa herë golin, por atë e gjetën të kuqtë, të cilët shënuan në minutën e 42-të, me anë të Enea Bitrin.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Partizanin, që shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht me Bardhin në minutën e 58-të dhe më pas me Idrizajn në minutën e 81-të. Një fitore e rëndësishme për të kuqtë e trajnerit Ilir Daja, të cilët regjistrojnë fitoren e dytë në kampionat, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe në vendin e 3-të, ndërsa Apolonia qëndron e parafundit me vetëm 2 pikë.

Dhe, së fundi, ka ardhur një tjetër rezultat zhgënjyes për Tiranën. Kampionët në fuqi të Superiores nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Bylisit. Një përballje që mund të kishte qenë edhe më dramatike për skuadrën e trajnerit Nevil Dede, teksa në minutat e fundit të ndeshjes, ballshiotët goditën shtyllën me anë të sulmuesit Laval. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, bardheblutë nuk arritën të bindnin plotësisht si me rezultat ashtu dhe me lojë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës...

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë...

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit ka nisur verifikimet lidhur me mënyrën se si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e një klinike...

“Nuk jam kujtuar tani për lirimin e hapësirave”/ Rama: Jemi në Tiranë, jo Teheran!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe...

Tmerr në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

Një familje britanike përjetoi momente të tmerrshme gjatë kthimit nga pushimet në Korfuzi, kur një nga gomat e avionit të tyre shpërtheu gjatë ngritjes...

Lajme të tjera

Web TV