Me 930 kg duhan kontrabandë në makinë, arrestohet 38 vjeçari në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një person i cili është kapur duke transportuar mallra kontrabandë.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se arrestimi i shtetasit E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe është bërë në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku pas kontrollit të zhvilluar ne mjetin e tij tip furgon i është gjetur dhe sekuestruar 930 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Lajme të tjera

Web TV