Menduan se sekuestruan drogën me vlerë 1 milard dollarë, ja si u mashtrua policia

Policia tajlandeze mendoi se kishte sekuestruar një sasi gjigante lënde narkotike me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë, por rezultoi se ishte ‘një keqkuptim’.

Testet laboratorike treguan se substanca e sekuestruar ishte në fakt fosfat trisodiumi, një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur.

Ministri i Drejtësisë, Somsak Thepsuthin në një deklaratë për mediat shpejgoi se kishte ndodhur një ‘gabim teknik’, i cili kishte cuar sipas tij në pretendimin e gabuar. Substanca ishte kapur në fillim të këtij muaji dhe e deklarua si konfiskimi më i madh i ketaminës në Tajlandë.

Ketamina përdoret gjerësisht si anestetik, por për shkak të efekteve të saj halucinogjene përdoret edhe nëpër festa. Kjo lloj droge e veprimit të shpejtë mund të shkaktojë dëme serioze në organizëm e rrezikon të jetë dhe fatale për individin./r.,g/fjala.al