Lionel Messi është bashkuar me mijëra futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë duke bërë homazhe për ikonën e futbollit Diego Maradona.
Përmes një komenti në Instagram Messi thotë së është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na la por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm.
Unë i mbaj mend të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE”.
View this post on Instagram