Qeveria miraton rritjen e pagave për policët e burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar ditën e sotme rritjen e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve. Bëhet me dije se nga rritja e pagave do të përfitojnë 3559 efektivë të Policisë së Burgjeve.

Mësohet se punonjësit do të kenë shtesë në llogaritjen e pagës mujore edhe për vjetërsinë në punë, që përllogaritet në 1% për çdo vit shërbimi deri në 25 vite punë.

Në VKM parashikohet gjithashtu edhe garantimi i transportit nëpërmjet përfitimit të kompensimit të udhëtimit nga 36 km e sipër.

Përfitimet e VKM për procedurat e trajtimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve:

1.Shtesa për vjetërsi 1% për çdo vit shërbimi deri në 25 vjet

2.Garantimi i transportit nëpërmjet Përfitimit të kompensimit të udhëtimit nga 36 km e sipër, i cili vijon deri në ndryshimin e vendbanimit te punonjësit te policisë se burgjeve.

3.Pagesa për shpenzimet e qerasë kur transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm në largësi mbi 36 km.

4.Trajtimi me ushqim pa pagesë për punonjësit transferohen ose komandohen jashtë vendbanimit mbi 36 km.

5.Paga për gradë.

6.Vjetërsia për shërbim hyn në fuqi në 2021./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV