Rama në Laç, batuta me kryebashkiaken: Mos na dalësh në televizor si Luli…

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Laç ku janë hedhur themelet e ka nisur ngritja e kolonave të pallateve të reja të Zonës 1 të qendrës së qytetit dhe është projektuar një shkollë e re.

Kreu i qeverisë shkëmbeu batuta me kryetaren e bashkisë së Laçit Majlinda Cara, e cila tha se do të shikojmë një Kurbin tjetër.

Falë angazhimit personal dhe qeverisë shqiptare, rreth 25 milionë, miliardë, i vijnë investime Kurbinit. Dhe kjo vetëm falë jush. Do të shikojmë një Kurbin tjetër”, u shpreh Cara.

Ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj: “I the me të vjetra ti, mos na dalësh në televizor si Luli. Miliarda, miliona!”

Në një batutë me humor Cara u tha Ahmetajt, Nikollës, që ishin të pranishëm në inspektimin e punimeve se: “Do ju marr edhe kryeministrin ta sjell këtu në Laç”, pasi e konsideroi një vend më të mirë për të jetuar.

Ndërsa përshëndeti punëtorët turq me fjalët: “Merhaba!”, Rama tha se: “Vëllezërit tanë kanë vendosur standard këtu, duhet të mbajmë të njëjtin standard me të gjitha godinat”./Bl.Ba/Fjala.al