Soreca e Yuri Kim takojnë Vitore Tushën: Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim janë takuar sot me kryetaren në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tusha.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Soreca, i cili ka publikuar foto nga takimi në “Twitter” si dhe një mesazh. Soreca shkruan se Tusha i ka informuar për punën e KED për plotëismin e vendeve vakante në Kushtetuese.

Ai thekson se është thelbësore që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit dhe se funksionaliteti i saj është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE në konferencën e parë ndërqeveritare.

Së bashku me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri takova sot Vitore Tusha, Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi. Ajo na informoi për punën e Këshillit për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

KED do të mblidhet nesër dhe është thelbësore për të çuar përpara procesin, duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias, në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sigurimi i funksionalitetit të saj të plotë është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e parë ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi dhe qëndron në krah të saj si një anëtare e ardhshme e BE”, shkruan ambasadori Soreca në “Twitter”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zgjoheni me dhimbje koke? Mjekët zbulojnë këto 4 shkaqe që nuk i merrni me mend

A jeni zgjuar ndonjëherë me një  dhimbje koke  të fortë që nuk mund ta përcaktoni me saktësi shkakun e...

Barcelona “fluturon” në çerekfinale të Champions League, triumf me spektakël

Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Champions League, pas triumfit 3-1 në shtëpi ndaj Benficës. Katalanasit ia dalin që të fitojnë edhe në ndeshjen e...

Hapen thirrjet për kredi me 0% interes! Gonxhe: 530 kuota për punonjësit e administratës

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për Aplikim për kredi me 0% Interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës...

SHBA rifillon ndarjen e inteligjencës me Ukrainën pas bisedimeve në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “do të heqin menjëherë pezullimin e shërbimit të inteligjencës me Ukrainën dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për...

Ndërtesa më e veçuar në botë (FOTO)

Ellidaey është ishulli i tretë më i madh i Ishujve Westman, i vendosur në jug të Islandës. Ka një sipërfaqe prej vetëm 0.45 kilometra...

Lajme të tjera

Web TV