Marrëveshja me Italinë/ Bardhi: Gjykata Kushtetuese humbi mundësinë të bëjë drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që miratoi marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Për Bardhin vendimi nuk është surprizë dhe thekson se “Kushtetuesja” humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje. Sipas tij, marrëveshja me Italinë cënon sigurinë, interesin publik dhe shkel të drejtat e njeriut.

“Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje. Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur”, njoftoi Bardhi.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e 30 deputetëve të opozitës lidhur me këtë marrëveshje duke e quajtur në përputhje me Kushtetutën. Vendimi kaloi me shumicë votash.

Kujtojmë se më 6 Nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes ata do të strehohen në Gjadër, ku do të jetë kampi dhe vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është miratuar nga parlamenti italian. Me vendimin e sotëm të Kushtetueses, marrëveshjes i hapet rruga për të kaluar për votim në Parlament dhe kërkon shumicë të thjeshtë votash./O.S

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV