Masat anti-Covid, skenarët si do zhvillohet mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor. Kushi ka zbuluar edhe klasat që përjashtohen nga mësimi online.

Pas rekomandimit të djeshëm për zhvillimin e mësimit të kombinuar jam sot këtu për t’iu informuar rreth disa vendimeve. Dua të shpreh vlerësimin për punën në këto muaj të parë të vitit shkollor. Dini të tregoni se jeni hallkë e shëndetshme. Gjej rastin që për mësuesit dhe prindërit e tyre të prekur të ndaj urimin për shërim sa më të shpejtë. Ne kemi përgatitur dhe kemi bërë publike skenarët e mundshëm. Mbrëmë pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punës kemi hartuar shtojcën për vitin 2020-2021 e cila është në faqen e Ministrisë.

Shkollat do kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e orëve të kombinuar në varësi të kushteve të saj specifike. Skenari i mësimit do të nisë nga data 1 dhjetor deri në një vendim tjetër. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani.

Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 12 do vazhdojnë normalisht mësim se deri tani.

Ndërkohë klasat e tjera do bëjnë mësim kështu: Në javën tek, dy ditët e para në shkollë dhe tre ditët e tjera online.

Në javët çift ditët këmbehen. Në varësi të situatës së Covid-19 nëse ka rëndim të situatës mund të aplikohet skenari kur vetëm maturantët bëjnë mësim në shkollë ndërsa të tjerat online“, u shpreh Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV