Veliaj: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë falë punës për rimëkëmbjen e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nisjen e punimeve në Njësinë Administrative Ndroq, pjesë e procesit të rindërtimit. Veliaj u shpreh se Shqipëria ringrihet edhe më e fortë, falë punës dhe vullnetit të palëkundur për rimëkëmbjen e vendit.

Para një viti, tërmeti na provoi sa të brishtë jemi; kur toka dridhet nën këmbët tona secili prej nesh ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe i pamundur për t’i bërë ballë. Por, gjatë këtij viti provuam se, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, kur ne i vëmë syrin punës, kur ne përveshim mëngët për të bërë këto projekte, dalim vërtetë shumë të fortë. Nëse para një viti u provua brishtësia jonë, besoj që, pas një viti provohet forca jonë, fuqia jonë transformuese, kur i vëmë qëllim vetes të ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se një ndër shembujt e suksesit të këtij procesi në Tiranë është ringritja e kësaj lagjeje të re, paralelisht me rindërtimin e çdo shtëpie të dëmtuar një vit më parë.

Lagjja e Re do të jetë 15 minuta nga Tirana dhe 15 minuta nga plazhi. Transferohen 74 familje, 350 banorë buzë rrugës kryesore. Është një mundësi e shkëlqyer, sidomos për fëmijët që të kenë akses në të gjitha institucionet dhe të kenë të njëjtin shans për të qenë të suksesshëm në jetë. Secili gëzon pronën, ama, transferohen aty ku secili e ka lakmuar të jetë, buzë rrugës, shumë afër qendrës së qytetit, afër plazhit nesër dhe akseve rrugore të Shqipërisë”, tha Veliaj, duke shtuar se, e njëjta gjë po ndodh edhe në Pezë, edhe në Vaqarr.

“Lagjet e reja që po ndërtohen pranë rrugëve, jo vetëm do gëzojnë shtëpi që kanë vlerë më të madhe monetare, por do jenë shumë më të qëndrueshme dhe me mundësi ekonomike shumë herë më të mëdha”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Gazetarja zbulon hetimin sekret të SPAK: Blerje votash nga burgu i sigurisë së lartë

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se askush nga ata që kritikojnë sot nuk ka të drejtë morale të flasë, për aq kohë sa nuk ka dhënë vetë as kontributin më minimal për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Jemi në rrugë të mbarë me fillimin e Kampusit të ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe lagjeve të reja në zonat urbane, siç është Kombinati apo ‘5 Maji’. Më e mira është padyshim përpara! Sigurisht, ka kukuvajka që nuk pushojnë, por unë besoj se dikush që ka shtuar 4 vila gjatë tërmetit, nuk ka të drejtë morale të ankohet.

Kur Monika dhe Luli të japin shtëpinë e tyre të parë, atëherë do fitojnë të drejtën morale të japin mend si bëhen këto punë. Por, për sa kohë që janë të rrënuar moralisht, do të duhet që t’i injorojmë, të vazhdojmë përpara dhe besoj që puna do flasë më shumë se çdo fjalim përkujtimor në vitin e parë të tërmetit, apo edhe në vitet që do të vijnë,” deklaroi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV