“Ditën që Diego vdiq, ia fikëm televizorin”-Kush është personi i vetëm në Argjentinë, që nuk e di për ndarjen nga jeta të Maradonës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e futbollit vazhdon të mbajë zi për humbjen e legjendës Diego Armando Maradona, ndërsa në Argjentinë është shpallur një zi kombëtare treditore.

Sidoqoftë, Carlos Billardo është mbase i vetmi në Argjentinë që nuk është në dijeni të kësaj ngjarje tragjike.

Trajneri i Maradonës tashmë në moshë 82-vjeçare, në ekipin kombëtar Argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Meksikë në 1986, vuan nga shumë probleme shëndetësore dhe familja e tij vazhdon t’ia fshehë vdekjen e Diegos.

Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur. Si mund t’i them? Ata kishin një marrëdhënie babë e bir”, tha vëllai i tij Jorge Billardo.

Infermierët që po e ndjekin vijueshmërinë e tij shëndetësore, ishin informuar tashmë, që nga dita kur Diego u shtrua në spital, se nëse do të ndodhte një gjë e tillë e keqe, televizioni do të duhej të fikej. Ne i thamë se kishte një problem dhe ne vazhdojmë t’i tregojmë të njëjtën gjë. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ai ta marrë vesh”, deklaroi Billardo.

Carlos Billardo udhëhoqi Argjentinën në tre Kupa Botërore, nga 1982 në 1990 dhe tha që Maradona ishte djali që nuk e kishte pasur kurrë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV