FOTO/ Kush është i riu që u vra nga shoku i tij në Bulqizë

Dalin fotot e viktimës 22-vjeç që u vra me armë gjahu nga shoku i tij në Bulqizë.

Elidon Basha dyshohet se është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij Klodian Kola, mesnatën e kaluar.

Elidon Basha
Elidon Basha

Burimet zyrtare bënë me dije se dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por fatkeqësisht plumbat kanë kapur të riun, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, në Tiranë./r.g/Fjala.al