“Katar 2022”/ FIFA zyrtarizon vazot, ja ku pozicionohet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me renditjen e fundit të përditësuar, FIFA ka përcaktuar zyrtarisht edhe vazot për zonën evropiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Shqipëria është vendosur në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

Kosova është vendosur në vazon e pestë së bashku Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra.

Në shortin që do hidhet më 7 dhjetor në Cyrih nuk përjashtohet në këtë mënyrë që Shqipëria dhe Kosova të jenë në një grup.

Në letër kuqezinjtë do të kenë të paktën dy kundërshtarë të lehtë, nga vazo e pestë dhe e gjashtë, në këto të fundit ku janë vendosur përfaqësuese si Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino.

Ndërkohë sa i përket favoritëve, në vazon e parë janë përfaqësuese si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino/Fjala.al

Të fundit

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Lajme të tjera

Web TV