Kreu i OBSH: Mos hiqni dorë nga gjimnastika as në karantinë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom këshillon qytetarët të mos neglizhojnë aktivitetin fizik teksa bota përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ai tha gjatë një konference për media ditën e sotme, se pavarësisht karantinës, njerëzit mund ta gjejnë mundësinë të bëjnë fiskulturë në shtëpi apo natyrë.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Të paktën për të rriturit 30 minuta në ditë është e nevojshme, dhe për adoleshentët dhe fëmijët nga 1 orë në ditë.

Vrap, ecje apo gjimnastikë, nuk ka rëndësi. Por e rëndësishme është që edhe në këtë kohë, të hedhim hapa”, u shpreh ai.

l.m/Fjala.al