“Kushtetuesja”/ Ambasadorja Kim thirrje të fortë palëve: Veproni me urgjencë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u ka bërë një thirrje të forte palëve politike në Shqipëri që të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.

Ambasadorja vlerëson takimin e djeshëm të KED, duke shtuar se ky institucion bashkë me Presidencën dhe Parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim./Bl.Ba/Fjala.al