Shorti i botërorit 2022, një “rebus” i vërtetë, Shqipëria, në vazon e 4-t, Kosova, në të 5-tën

Shqipëria, në vazon e 4-t, Kosova, në të 5-tën, por ka shumë kufizime si kurrë më parë. FIFA ka shpallur të premten në mesditë edhe ndarjen në 6 vazo të 55 përfaqësueseve të Evropës, duke përvijuar edhe betejat e mundshme që mund të dalin nga shorti i 7 dhjetorit. Shqipëria është në vazon e 4-t, kurse Kosova është një vazo më poshtë, në atë të 5-tën, por shorti pritet të jetë një rebus i vërtetë, për shkak të kufizimeve të shumta. Ajo që ishte njoftuar fillimisht, tanimë është bërë zyrtare, sepse FIFA ka shpallur të premten në mesditë edhe ndarjen në 6 vazo të 55 përfaqësueseve të Evropës, duke përvijuar edhe betejat e mundshme që mund të dalin nga shorti i 7 dhjetorit.

Siç dihet, në vazon e parë janë Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda, në të dytën Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania, kurse në vazon e 3-të, Rusia, Hungaria, Irlanda, Republika Çeke, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia and Finlanda. Ndërkaq, Shqipëria është në vazon e 4-t, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. Kurse Kosova është një vazo më poshtë, në atë të 5-tën, së bashku me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Estoninë, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën.

Kurse në vazon e 6-të ndodhen Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino. Me pak fjalë, Shqipëria, mund të ndodhet, për herë të parë histori në nivelin e të rriturve, në një grup me Kosovën, por edhe për herë të dytë, me Serbinë, ndonëse jo me të dyja bashkë. Në fakt, për këtë arsye, shorti është një rebus i vërtetë, teksa përveç përballjeve midis Kosovë dhe Serbisë, nuk do të pranohen në short as ato midis Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës dhe Rusisë, ashtu sikundër edhe përballjet Rusi-Ukrainë, Armeni-Azerbajxhan dhe Gjibraltar-Spanjë. Nëse ndodh të bien në short, skuadra që ka dalë në radhë zhvendoset në grupin tjetër në rend alfabetik.

Lexo edhe :  Dy klube të mëdha vihen në garë për Vlahovic

Po kështu, për shkak të dimrit të ashpër, nuk do të jenë më shumë se dy skuadra në një grup përfaqësueset që janë në listën e përbërë nga Bjellorusia, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Rusia, Ukraina, Ishujt Faroe dhe Islanda. Madje, për të njëjtën arsye, këto dy të fundit, Ishujt Faroe dhe Islanda, nuk duhet të jenë në të njëjtin grup.

Dhe, së fundi, për të ulur ngarkesën e udhëtimeve të gjata, nuk do të jenë më shumë se dy skuadra në një grup përfaqësueset që janë në listën e 20 çiftet e përcaktuara nga kjo tabelë. Sikundër edhe në rastet e tjera të kufizimeve të këtij shorti, nëse ndodh të bien në short, skuadra që ka dalë në radhë zhvendoset në grupin tjetër në rend alfabetik.
Me pak fjalë, me kaq shumë kufizime, si kurrë më parë, mund të themi pa frikë se shorti i 7 dhjetorit është shndërruar në sfidë matematikore.

l.m/Fjala.al