Vrau nga pakujdesia shokun e tij, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçar, i cili vrau nga pakujdesia të enjten në darkë shokun e tij në Fushë Bulqizë është arrestuar nga Policia.

Përmes një njoftimi për mediat, policia thekson se ka proceduar penalisht edhe prindërit e tij, me akuzën se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Janë proceduar penalisht  prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K.,  e M.K., pasi autori së bashku me prindërit  kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe  kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes”.

Policia tregoi se zbuloi dhe sekuestroi armën e zjarrit, automatik kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22-vjeçarin.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes   së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë -Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B”, citohet nga njoftimi.

Materialet  hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje  pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”,  “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”,  dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen administratorët e 3 Exchange-ve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 Exchange-ve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi...

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre ishin zjarri në Arbanë, Selitë,...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Lajme të tjera

Web TV