Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë.

Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Fushata e Trumpit kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur, andaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.

Por, më 27 nëntor, gjyqtari Spehanos Bibas tha se “këto pretendime kërkojnë edhe dëshmi. Ne nuk i kemi parë ato”.

Bibas, i cili ishte nominuar nga Trumpi për gjyqtar, në vendim shtoi se “zgjedhjet e lira dhe fer janë gjaku i demokracisë sonë. Akuzat për padrejtësi në zgjedhje janë serioze. Por, t’i quash zgjedhjet e padrejta, nuk i bën ato të tilla”.

Lidhur me këtë rast, ekipi i Trumpit mund ta apelojë vendimin duke e dërguar në Gjykatën Supreme.

Më herët gjatë kësaj jave, Pensilvania e certifikoi Bidenin si fitues, pasi fitoi më së shumti vota popullore. Sipas ligjit në këtë shtet, kandidati presidencial që fiton më së shumti vota popullore fiton po ashtu edhe 20 votat elektorale të Pensilvanisë.

Presidenti Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen dhe vazhdon të bëjë pretendime, të pabazuara, për mashtrime në zgjedhje.

Megjithatë, Trump tha më 26 nëntor se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Bidenin.

Më 23 nëntor, ka nisur edhe zyrtarisht procesi i trazicionit të Bidenit për në Shtëpinë e Bardhë.

Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të takohet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të përmbyllen deri më 8 dhjetor. Biden ka fituar më shumë vota elektorale dhe vota popullore kundrejt Trumpit./REL/

Lexo edhe :  Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

 

Të fundit

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

Lajme të tjera

Web TV