Kthyen apartamentin në “serrë kanabisi”, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet e policisë greke, pasi u është zbuluar apartamenti që e kishin përshtatur për të mbjellë lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Mediat greke raportojnë se të arrestuarit janë 20 dhe 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 500 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për një aktivitet të tillë.

Shtëpitë e kanabisit janë të njohura për shqiptarët në Britaninë e Madhe, ky është një ndër rastet e pakta të këtij lloji në Greqi./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve...

Fatos Klosi flet për rënien e Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën...

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, duke...

Lajme të tjera

Web TV