Taulant Balla publikon foton live nga Stambolli: Ura e Bosforit vishet kuq e zi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla njofton se në Stamboll, një qytet ku ka edhe shumë shqiptarë, Ura e Bosforit është veshur kuq e zi dhe do të qëndrojë kështu deri nesër në mëngjes.

“LIVE STAMBOLL – URA E BOSFORIT. Faleminderit“, shkruan Balla në Facebook.

Më herët, u njoftua se edhe kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Kujtojmë se Stambolli është një qytet, ku jetojnë shumë shqiptarë.