76-vjetori i Çlirimit/ Balla: Shqiptarët u angazhuan në krah të koalicionit të madh antifashist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar shqiptarët me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se sot bëhen 76 vite nga dita e parë e lirisë.

Sipas Ballës në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.

Gjithashtu Balla thekson në shënimin e tij se ka pasur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve.

Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite”, shprehet Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Aktivistja Greta Thunberg proteston nga Tirana për Gazën

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në Gaza. Bashkë me të edhe aktivistë...

Një 70-vjeçare nga Izraeli tentoi të vriste Netanyahun?

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një...

Lajme të tjera

Web TV