Në Sidnei janë regjistruar temperaturat më të nxehta të nëntorit, ku gjatë natës temperaturat varionin nga 25.4 gradë celcius deri në 40 gradë gjatë ditës së diel.
Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të nxehtësisë gjatë fundjavës.
“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë mjaft e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë të regjistruar”, vuri në dukje Andrew Watkins, nga Byroja e Meteorologjisë.
Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh.
Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që respektojnë masat e distancimit social.
Pa.Va/Fjala.al