Aksident me vdekje në Golem, furgoni përplaset me motorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën afër Golemit.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa burimet për mediat njoftojnë se si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./r.g/fjala.al