Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shijakut: Përfundojnë para afatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori AKUM, Alqi Bllako, drejtori i OSHEE, Adrian Çela dhe kryetari Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana inspektuan punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Shijak ku deri më tani janë realizuar afro 70% e tyre, ndërsa përfitues direkt të këtij investimi janë afro 13.300 banorë.

Ministrja Balluku theksoi se kantieret për ndërtimin e ujësjellësve të rinj janë shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa me buxhetin e ri, duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm, do të hapen edhe 70 kantiere të rinj. Përfundimi i të gjithë këtyre investime, do të garantojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për të gjitha zonat urbane në vend, si dhe për 200 zona rurale.

Kemi arritur sot në shifrën e 128 kantiereve për të vazhduar më pas gjatë vitit të ardhshëm, 2021. Me buxhetin e ri që kemi marrë, ujit i është dhënë një vëmendje e veçantë, pasi ne na është miratuar nga Ministria e Financave rreth 85% e nevojës që ne kërkuam dhe kjo është një shifër shumë e lartë, duke pasur parasysh që ky është një vit i vështirë dhe vijmë nga një vit i vështirë. Ne do jemi eficent dhe të gjitha kantieret do dorëzohen para afatit dhe kjo është e rëndësishme”, tha Balluku.

Të gjitha investimet që po realizohen, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë investime të mirë studiuara dhe të integruara mes tyre të cilat kanë në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Ne nuk bëjmë investime të ndara. Janë investime të integruara ku padyshim mbështetet si energjia dhe çdo shërbim tjetër, si shërbimi jetik i ujit. Janë investime të cilat po përfundojnë para afatit, sepse ne duam t’i japim shërbim qytetarëve. Unë shpresoj që të gjitha bashkë, me një koordinim të plotë, si pushteti lokal, ashtu edhe ndërmarrjet apo agjencitë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në mënyrë të koordinuar, mund të kemi një rezultat të shkëlqyer përsa i përket shërbimeve jetike që qytetarët e Republikës së Shqipërisë duhet të marrin”, u shpreh Balluku.

Lexo edhe :  Media italiane/Të gjithë “të çmendur” pas Shqipërisë, mes detit dhe gjelbërimit të maleve

Drejtori i OSHEE, Adrian Çela tha se investimet që po realizohen e kanë kthyer qarkun e Durrësit në një kantier të madh, ku përfundimi i të gjitha projekteve që po realizohen do të ofrojnë një tjetër pamje për zonën dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV