Kriza e Covid-19 mbyll hotel “Tiranën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia i mbyll dyert hotel “Tiranës” në kryeqytet. Në funksion që në vitin 1979, hotel “Tirana”, i njohur ndryshe si 15-katëshi, ka mbyllur përkohësisht çdo shërbim, për shkak të krizës së pandemisë.

Siç raporton “Monitor”, që u referohet burimeve brenda stafit menaxhues, hoteli është mbajtur hapur me humbje të mëdha që nga tërmeti i 26 nëntorit dhe përgjatë gjithë periudhës që ka pasuar.

Me pezullimin e shërbimeve, stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.

Hotel Tirana me 170 dhoma është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të konferencave.

Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015, kur ky status iu hoq me vendim të Ministrisë së Kulturës.

Ai është në pronësi të sipërmarrësit Ramë Geci, i cili në vitin 2012 u bë 100% pronar i “Hotel Tirana International”, teksa vlera e hotelit arriti 37.5 milionë euro.

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV