Vrasja e 46-vjeçarit në Shkodër, dy dëshmitarë lirohen dhe një burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Ridvan Hyseni, në fshatin Mushan të njësisë Dajç.

Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi, të arrestuar për “moskallezim krimi”.

Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën “detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i Akuzës kërkoi “arrest me burg”, masë të cilën e dha gjykata.

Shtetasi Milkjor Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur, duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj, që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani.

Ndërkohë, Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Pala mbrojtëse kërkoi një masë më lehtësuese, por gjykata vendosi “arrest me burg”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV