E rëndë në Tiranë/ Dyshonte se ishte me Covid-19, burri pret damarët!

Një burrë i cili dyshonte se ishte infektuar nga Covid-19 ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike.

I mbërthyer nga depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike, 57-vjeçari ka prerë damarët në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë. I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19

Mësohet se shtetasi R. Sh. fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pa.Va/Fjala.al