Gjermani/ Sulm i frikshëm, makina hyn qëllimisht mes njerëzve dhe shkakton pesë viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë njerëz, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën të martën kur një makinë hyri me shpejtësi në një zonë pedonale në qytetin perëndimor të Gjermanisë Trier. Autoritetet thanë se ngjarja dukej të ishte një akt i qëllimshëm.

Dëshmitarët thanë se njerëzit bërtisnin në panik dhe disa ishte hedhur në ajër nga forca e goditjes kur makina hyri në zonën e pazarit.

“Kemi arrestuar një person dhe një automjet është sekuestruar”, tha policia, duke shtuar se një i dyshuar 51-vjeçar gjerman nga zona e qytetit Trier ishte ndaluar brenda pak minutave pas incidentit dhe po merrej në pyetje, njoftoi policia.

Prokurori Peter Fritzen më vonë tha në një konferencë për shtyp se i dyshuari kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli dhe autoritetet nuk po hetonin me supozimin se incidenti kishte ndonjë motiv të frymëzuar nga militantizmi islamik

Kryebashkiaku i Trierit Wolfram Leibe tha: “Duket se bëhet fjalë për një të dyshuar me probleme mendore, por nuk duhet të japim gjykim të parakohshëm.”

Autoritetet thanë se një vlerësim më i plotë i shëndetit të tij mendor do të ishte i nevojshëm për të përcaktuar nëse personi mund të mbahej përgjegjës penalisht.

I dyshuari kishte kaluar netët e fundit në automjet dhe nuk dukej se kishte një adresë fikse, tha zëvendës shefi i policisë së Trierit Franz-Dieter Ankner. Ai e kishte huazuar automjetin, i cili ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër.

Kryebashkiaku Leibe tha se një fëmijë nëntë muajsh ishte midis atyre që humbën jetën.

Ministri i brendshëm i shtetit Rhineland-Palatinate, Roger Lewentz, tha se dy gra të moshës 25 dhe 73 vjeç dhe një burrë, 45 vjeç, të gjithë nga qyteti Trier, humbën jetën në incident. Një grua 52-vjeçare humbi jetën më vonë. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike./VOA

Të fundit

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube....

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Lajme të tjera

Web TV