Groszhon rrëfen makthin e zjarrtë: Pashë vdekjen të më vinte, dola prej fëmijëve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëzet sekonda, një makth i pafund për Roman Groszhon brenda kabinës së tij të rrethuar nga flakët, aty ku jeta i kaloi para syve. Francezi i skuadrës “Haas ka komentuar incidentin e frikshëm. “Rreth meje fillova të shihja vetëm ngjyrën portokalli të flakëve dhe m’u kujtua aksidenti i Niki Laudës, – ka rrëfyer ai nga shtrati i spitalit. – Duhet të largohesha prej andej për fëmijët e mi.” Tetë sekonda iu deshën që të largohej nga makina e ndarë në gjysmë pas përplasjes.
“Kanë kaluar 28 sekonda, por mua m’u duk shumë më gjatë, – ka pohuar francezi.- Kjo, edhe për faktin se u përpoqa 3 herë të dilja nga kabina. Jam pa dyshim i lumtur që jam gjallë pas një aksidenti si ky. Më shumë se një mrekulli, u bënë bashkë rrethanat e duhura. Për mua ishte sikur të rilindja të dielën. Aksident që do të më shënojë gjithë jetën. Unë kurrë nuk do ta kisha thënë këtë në rrethana të tjera, por tani e them që do të isha i lumtur të kaloja vijën e finishit në pozicionin e njëzetë.”
Piloti i Formulës 1, Romën Groszhon, thotë se mendimi për fëmijët e tij e frymëzoi atë që të largohej dhe shpëtonte nga bërthama e makinës së tij që digjej pas një përplasjeje të tmerrshme në garën për Çmimin e Madh të Bahrejnit të dielën. Incidenti ndodhi në kthesën e tretë të xhiros së parë, ndërsa Groszhon u përplas në barriera pas kontaktit me makinën e pilotit Daniil Kviat. Francezi tha se ai “pa vdekjen duke ardhur”, pasi makina u nda më gjysmë dhe u përfshi menjëherë nga flaka.
Pamjet dramatike të drejtpërdrejta treguan se francezi u hodh nga rrënojat e djegura të makinën dhe tha se ishin në pyetje vetëm 28 sekonda para se të vdiste. Më pas, ai u dërgua në spital që të trajtohet për djegie të duarve. Skuadra e “Haas”-it ka konfirmuar se Groszhon u lirua nga spitali të mërkurën dhe do të qëndrojë në këtë vend për të marrë trajtim privat për djegiet e tij. Duke folur për aksidentin, Groszhon thotë se shumë gjëra i kaluan nëpër mend ndërsa ishte ulur në rrënojat e makinës.
Përfshi këtu edhe Niki Laudan, ish-pilotin e Formulës 1 që pësoi djegie të rënda pas një përplasjeje gjatë garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë në vitin 1976. “Mendova se nuk ishte e mundur të përfundoja ashtu, jo tani, – ka theksuar piloti i “Haas”-it. – Nuk mund ta përfundoja historinë time në Formula 1 në atë mënyrë. Mendova për fëmijët e mi dhe i thashë vetes që duhej të dilja jashtë. Unë vura duart në zjarr, kështu që qartë e ndjeva djegien e tyre.”
“Unë kisha më shumë frikë për familjen dhe miqtë e mi, padyshim fëmijët e mi që janë burimi im më i madh i krenarisë dhe energjisë, sesa për veten time në fund të fundit, – ka vijuare ai. – Unë mendoj se do të më duhet punë psikologjike, sepse unë me të vërtetë pashë vdekjen duke ardhur.” Grosjean ka kredituar pajisjen e sigurisë (“Halo”), rrethin që qarkon kokën e pilotëve, për shpëtimin e jetës së tij të dielën, duke pranuar se ai nuk ishte adhuruesi i tij më i madh kur ky element u prezantua për herë të parë në vitin 2018.
“Halo” është një pajisje për mbrojtjen e titanit që është e detyrueshme për të gjitha makinat në Formula 1. Ajo mbron kabinat e pilotëve dhe mund të përballojë peshën e një autobusi dykatësh, sipas F1. Pas arratisjes së tij të mrekullueshme, Groszhon thotë se ai është i vendosur të marrë pjesë në garën e fundit të sezonit, që do të mbahet në Abu Dhabi më 13 dhjetor 2020, në atë që mund të jetë e fundit në një makinë të Formulës 1.
34-vjeçari është pa një vend për vitin e ardhshëm pasi skuadra “Haas” njoftoi në muajin tetor se Groshzoni dhe shoku i tij i skuadrës, Kevin Magnusen, do të largoheshin në fund të sezonit 2020. “Ekziston nevoja të kthehem në makinë, nëse është e mundur në Abu Dhabi, për ta përfunduar historinë time me Formulan 1 në një mënyrë tjetër”, – shtoi ai. Në fakt, Groszhon ka thënë se ka rilindur pasi i shpëtoi vdekjes në shtegun e Bahrejnit dhe këtë moment insiston se do të mbajë në mend gjatë tërë jetës së tij.
“Ishte pothuajse si një lindje e dytë. Të dilja nga flakët atë ditë është diçka që do të shënojë jetën time përgjithmonë”, – përfundoi piloti francez.

Të fundit

Përfundon numërimi në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në orët e para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Shkodrës. Partia...

Gjestet e heshtura që bën një burrë kur po bie vërtet në dashuri

Na janë mësuar sytë me gjeste të mëdha: propozime në ekrane gjigante, unaza që duken nga hapësira dhe përqafime në shi. Por e vërteta...

Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për këto zgjedhje parlamentare. Partia Demokratike...

Flamur Noka i “hakërrehet” popullit pas humbjes/ S’mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne!

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për Top Channel, Noka theksoi se...

Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Alba Malltezi Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu (Shkodra, Kukësi e Lezha të...

Lajme të tjera

Web TV