Historike! Shqipëria, mikpritëse e finales së parë të një veprimtarie kontinentale, “Conference League“

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i parë i Konferencës së Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues, do të luajë finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium.

Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, sëbashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet Shqiptare.

Ditën e enjte komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit.
Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Milani ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Newcastle për mbrojtësin Thiaw. Klubi kuqezi e konsideron lojtarin si pjesë të projektit të...

Lajme të tjera

Web TV