Për të parën herë në më shumë se 30 vjet, Elizabeth II feston Krishtlindjen në Windsor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të epidemisë së COVID-19, Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do t’i kalojnë Krishtlindjet në qetësi në kështjellën Windsor, për herë të parë në më shumë se 30 vjet, njoftoi sot Pallati Buckingham.

Tradicionalisht, çifti mbretëror e kalon sezonin e festave në rezidencën e tyre në Sandringham, Norfolk, ku bashkohen me anëtarët e tjerë të familjes.

Por, përballë gjendjes shëndetësore, sovrania 94-vjeçare dhe burri i saj 99 vjeç, që ka një shëndet të brishtë, vendosën të qëndrojnë në rezidencën e tyre në periferi të Londrës.

Pasi shqyrtuan të gjitha këshillat e duhura, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut kanë vendosur ta kalojnë Krishtlindjen në qetësi në Windsor, këtë vit”, tha një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Gjatë valës së parë të COVID-19, Elisabeth II dhe Princi Philip i ndërprenë angazhimet e tyre publike dhe u izoluan në rezidencën e tyre në Windsor.

Më pas, ata shkuan në kështjellën Balmoral gjatë verës, duke ndjekur traditën.

Ndërsa qeveria britanike njoftoi një bllokim në Krishtlindje, javën e kaluar, duke lejuar bashkimin deri në tre familje për pesë ditë nga 23-27 dhjetor, Pallati Buckinghamit nuk ka sqaruar nëse pjesa tjetër e familjes mbretërore, përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e sovranes, do të udhëtojnë në Windsor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aulona Musta e përlotur: Kam kaluar një sëmundje të rëndë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja Aulona Musta ndau me...

Pesë muaj pasi u anuluan, mbahen sërish zgjedhjet presidenciale në Rumani!

Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive. Sipas...

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori elbasanas, Eduart Çala

Elbasani është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktorit dhe regjisorit...

Bota e luksit/ The Economist: Si u sfidua rënia e markave, ja mësimet që mund të nxirren

ndustria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës në Perëndim kanë çuar në...

Deputeti i PD Bledion Nallbanti dhe vëllai i tij godasin me grushte një drejtues kamioni

Kandidati i PD në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë mbrëmjen e djeshme...

Lajme të tjera

Web TV