Ruçi uron kryeparlamentarin rumun për Festën Kombëtare: Bashkëpunimi në momentin me të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e Festës Kombëtare, 102-vjetorit të Ditës së Bashkimit të Madh-Ziua Marii Uniri, të Rumanisë, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Deputetëve, z. Marcel Ciolacu.

Deklarata e Bashkimit të Rumanisë, e shpallur në Alba Lulia, më 1 dhjetor 1918, është një ngjarje e shënuar në historinë e popullit mik rumun, e cila i hapi rrugë zhvillimit dhe prosperitetit të Rumanisë, si një komb e shtet modern.

Rumania është është sot një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë dypalësh janë aktualisht në momentin e tyre me të mirë dhe po zgjerohen e forcohen dita-ditës.

Shqipëria i është mirënjohëse Rumanisë për mbështetjen e vazhdueshme të rrugëtimit tonë europian, e cila u kurorëzua me vendimin e Këshillit Eurooian të çeljes së negociatave në mars të këtij viti.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është rezultat edhe i kontributit të Parlamentit dhe Qeverisë së Rumanisë, për të cilën populli shqiptar ju është shumë mirënjohës.

Ne ndjekim me vëmendje përpjekjet e popullit dhe të institucioneve të Rumanisë për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19 dhe urojmë e shpresojmë që popujt tanë dhe të gjithë kombet e planetit të dalin sa më shpejt dhe me pasoja sa më të lehta prej saj.”, shkruan Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV