Basha takime me qytetarët dhe bizneset në Lezhë: Bashkë për ndryshimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Bazha ishte sot në Lezhë, ku zhvilloi takime me bizneset e vogla në këtë qytet, të cilët i shprehën shqetësimin për situatën me të cilën po përballen pas pandemisë.

Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.

Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm lista, pasi njerëzit nuk kanë lek të blejnë as ushqimet e shportës.

“Meritoni dhe do keni mbështetje të plotë. Do t’i japim fund kësaj situate ku taksat tuaja dhe lekët tuaja zhduken në drejtim të paditur, do kthehen tek ju në radhë të parë të familjet në nevojë, në radhë të dytë tek bizneset te sipërmarrja në veçanti te sipërmarrja e vogël.

Vendi ka shpresë, ka mundësi vetëm duhet të bëhemi bashkë. Bëhemi bashkë dhe t’ja kthejmë njerëzve atë që është e njerëzve, që sot e marrin një grusht klientësh të qeverisë, duhet t’ja kthejmë rinisë, duhet t’ja kthejmë sipërmarrjes, duhet t’ja kthejmë familjeve.

Duhet të krijojmë kushtet për investime, edhe të brendshme edhe të huaja. Siç po bëjnë vendet e tjera të rajonit. Dhe në atë moment do kesh oferta për punë dhe do jesh ti që do zgjedhësh se ku do shkosh, jo të përfundosh me dy fakultete duke pritur këtu për javë të tëra për klientin e parë”, u shpreh Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV