E sulmuan se bëri shqiponjën/ Miss Serbia: Doja tu tregoja anën time më të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irina Jovanka, pjesëmarrëse e “Miss Freedom of the World”, konkurs i bukurisë që u zhvillua në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha botërore me gjestin që bëri.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dy krenare gjatë sfilatës. Por nuk e la me aq, pasi edhe gjatë një interviste që realizoi bëri të njëjtën gjë.

Irina këtë të enjte ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe arsyet se përse bëri atë veprim. Ajo tha se politika e ka vështirësuar marrëdhënien midis të dyja shteteve.

Ndërsa sa i përket çështjes Vuçiç, Irina tregoi se ai nuk ka reaguar në atë mënyrë ndaj saj, por megjithatë pranoi se diçka të vogël e ka pasur.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme ishte një vendim që e bëra vetë, për të treguar respekt dhe shumë pak njerëz mund të ishin të frikësuar për marrëdhënieve shqiptare dhe serbe, doja tu tregoja anën time më të mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e keqe, kishte mesazhe urrejtje në Facebook ose gazetat serbe, por kishte edhe mesazhe pozitive shumë njerëz e shikojnë se serbët janë njerëz normalë, nga Shqipëria Kosova, Zvicra nga e gjithë bota.

Herën e parë isha 17-vjeç kur shkova në Kosovë për fashion week dhe tashmë unë shkoj çdo vit sepse kam mikeshën time më të mirë që është nga Suhareka e shkojmë për pushime në Brezovicë. Po është pak politika që e vështirëson këtë marrëdhënie e krijon probleme por edhe njerëzit nuk dinë. Kur shkon në Beograd ka njerëz të mirë njësoj si unë. Në fillim me këtë çështjen e Vuçiç nuk është e saktë, sepse ishte thjesht një screenshot nga një person, por nuk është e vërtetë që Vuçiç tha diçka për mua, ndoshta mund të ketë thënë diçka, por diçka të vogël”, tha Irina.

Lexo edhe :  Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Tym i zi në Vatikan! Asnjë papë i zgjedhur në votimin e parë

Tymi i zi u ngrit mbi Vatikanin të mërkurën për të sinjalizuar se asnjë kandidat nuk mori shumicën e...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me fjalët që thotë në miting

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të Elbasanit sërish ka ngecur mes fjalëve në fjalimin e tij. Ngecjet e shpeshta dhe ngatërresat...

VIDEO: Java Mesdhetare e Muzikës, Bashkia Tiranë bashkon artistë nga vende të ndryshme

Java Mesdhetare e Muzikës është aktiviteti i radhës i organizuar nga Bashkia Tiranë. Rrugët e qytetit kanë marrë një ngjyrë krejt tjetër sot nën...

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV