LëBron Xhejms, deri në 2023-shin me Los Anxheles Lejkërs, tani vlen 435 milionë $

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LëBron Xhejms dhe Los Anxheles Lejkërs kanë rënë dakord për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, që do ta mbajë atë në këtë klub deri në vitin 2023.

Basketbollisti i njohur, që i dhuroi Lejkërsave titullin e parë në NBA pas një dhjetëvjeçari, është shpërblyer me një marrëveshje të re, të vlefshme plot 85 milionë dollarë.
Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e Xhejmsit tek Lejkërsat në 5 sezone, më gjatë se periudhat e tij në Majemi Hiit apo Klivlend Kavaliirs.

Los Anxheles Lejkërs janë përsëri favoritë për ta fituar titullin në NBA me basketbollistin e famshëm në skuadër. LëBron Xhejms është basketbollisti i vetëm që e ka fituar Çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm (MVP) në finale me 3 ekipe të ndryshme dhe ka siguruar edhe katër tituj “kampioni”.

Më datën 30 dhjetor 2020, i mbiquajturi “Mbreti Xhejms” do të festojë 36-vjetorin dhe veterani nga Ohio padyshim ka një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë për Lejkërsat, pas një plot një dhjetëveçari. Basketbollisti nga Akroni ia doli mbanë për të kthyer trofeun “Lerrri O’Brajën” në këtë pjesë të Kalifornisë për herë të parë që nga viti 2010 dhe në tentativën e tij të dytë.

Sepse, siç dihet, në vitin e tij të parë me fanellën e “liqenorëve”, pra në sezonin 2018-2019, Los Anxheles Lejkërs dështuan për t’u kualifikuar për në fazën e “play-off”-it. Duke lënë mënjanë përfitimet e tjera nga imazhi apo sponsorizimet e ndryshme në mesin e vitit 2023, LëBron Xhejms do të prekë shumën e 435 milionë dollarëve, shifër që përfaqëson paratë e fituara nga 35-vjecari gjatë gjithë karrierës së tij të lavdishme.

Lejkërsat do ta fillojnë aventurën e tyre për mbrojtjen e titullit pikërisht në derbin e Qytetit të Los Anxhelesit me Klipërsat, me takimin hapës të sezonit 2020-2021 që do të zhvillohet në “Stejpëlls Senter” në datën 22 dhjetor 2020

Të fundit

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind...

Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni...

Mandati i katërt/ Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin...

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh mbetet pas kur shkatërrohet një...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Lajme të tjera

Web TV