Martesë në kohë pandemie, nusja vë unazën nga dritarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonia e martesës e Lauren Jimenez dhe Patrick Delgado mund të konsiderohet nga më të veçantat që kemi parë gjatë ‘vitit të pazakontë të 2020’.

Lauren rezultoi pozitive me Covid-19 vetëm disa ditë para ditës së tyre të madhe. Jimenez dhe Delgado të cilët kanë katër vjet së bashku dhe janë fejuar më 24 maj 2019, vendosën të shkojnë përpara me një ceremoni, ku Jimenez duhej veshur me fustanin e saj të dasmës dhe e ulur në dritaren e katit të dytë të dhomës së gjumit në shtëpinë e nënës së saj në Ontario, California, ndërsa dhëndri 27 vjeçar, Delgado qëndroi poshtë dritares, në oborrin e përparmë së bashku me familjen e saj.

Tani për tani ajo është thjesht e lumtur që është e martuar dhe mezi pret të shërohet plotësisht dhe të ribashkohet me burrin e saj. Edhe pse kjo nuk ishte dasma që Jimenez e kishte ëndërruar, ajo tha se do të ndjehet e lumtur kur ta kujtojë ditën e dasmës së saj./r.g/Fjala.al

Të fundit

IA “kërcënon” profesionet e grave/ Trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të...

Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku superfuqitë botërore kanë përplasje interesash. Demiraj...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është...

Opozita është moral

Nga Ben Andoni Ka një mbrojtje të madhe dhe të pakërkuar nga shumë njerëz, të cilët janë afër PD-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve...

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në pah dashurinë që Nënë...

Lajme të tjera

Web TV