Kryeministri shqiptar Edi Rama, ishte i pranishëm në hapje të ministerialit të OSBE, në cilësinë e kryetarit, në një rend dite që ai e quan të imponuar për shkak të rrethanave.
Rama duke iu drejtuar liderëve të vendeve të tjera u shpreh se “ndodhemi në një krizë në përkeqësim”. Ai bëri thirrje për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që të zgjidhen të gjitha krizat.
“Rendi i ditës është i miratuar dhe i imponuar nga situata. Kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE, duke u ulur këtu dua të them që jemi në një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë e krijuar nga organizata, sepse ne të gjithë duhet të jemi falenderues për pjesëmarrësit për pjesën e tyre.
Vizioni po largohet prej nesh, se parimet nuk zbatohen se një palëshmëria zgjidhet mbi ndërkombëtarët, sepse përçarja po mbizotëron mbi bashkëbisedimin. Duhet të trajtojmë sfidat dhe kërcënimet që përballemi që nga ndryshimi i klimës apo terrorizmi.
Bëj thirrje për një bashkëpunim por kanë rënë në vend të shurdhët. O e keni për zemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të mbroni demokracinë ose nuk doni. Organizata jonë është kaq i fortë sa vullneti për të zbatuar këto parime. Nëse ky vullnet mungon siç po ndodh sot, do e kemi të vështirë të dalim nga krizat“, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri shprehet se po të shohësh se çfarë po ndodh në Bjellorusi ne ishim zgjidhja e fundit për to, se strukturat e tjera ishin të padobishme. “Nuk mund të vazhdojë kështu, duhet të ndryshojmë. Dhe jo më mirë se në hapësirën e OSBE mund të diskutohen gjërat. Asnjë organizatë më mirë se kjo mund të përballen me sfidat.
Ky ka qenë një vit sprovues për organizatën. Pasojat e pandemisë kanë prekur fort të gjitha fushat. Nëse s’jemi të bashkuar nuk i zgjidhim dot gjërat. Mbetet një situatë e papranueshme, le të mos harrojmë marrëveshjet e Minskut. Akoma vazhdojnë të humben jetë edhe pas 7 vitesh. Konflikti në Ukrainë është prioriteti ynë,” tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al