“Rregullojnë dhëmbët në klinika europiane”, Valteri me tone të ashpra kundër liderëve politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti opozitar Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë por dhe opozitës jashtëparlamentare sa i takon shtyrjes së çeljes së negociatave me BE.

Ai pohoi se vendi ka përfunduar në duart e oligarkëve, ndërkohë që vet liderët e partive politike edhe dhembët i rregullojnë në klinika europiane jashtë vendit. Mes të tjerash Valteri tha se negociatat nuk do të hapen nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë.

“Askush nuk pretendon që Europa t’na hapë dyert në kohën kur të gjithë parat e shqiptarëve shpërndahen vetëm në pesë duar. S’mund të hapen negociatat për sa kohë hajduti i votave të shqiptarëve Damian Gjiknuri qëndron i patrazuar në Kuvend dhe bën marrëveshje me PD-në se si të vjedhë shqiptarët.

Ta mbledhim mendjen njëherë e mirë se s’mund të integrohemi në BE pa u çuar Gjiknuri me shokë para drejtësisë. Pasi jo vetëm që s’do ketë kurrë negociata, por në vend që vendi të ecë përpara, do të kthehet 200 vjet mbrapa. Si mund të merret me mend që të ndodhi që Rama dhe Basha ta izolojnë realisht vendin nga Europa, kurse politika të marrë vendime politike që ta përshpejtojë integrimin europian të vendit.

Në Shqipëri Rama, Basha, Monika dhe shumë aktorë të tjerë ekonomikë dhe politikë  nuk kanë asnjë interes që Shqipëria të integrohet në BE. Si asnjëherë më parë Shqipëria është e përçarë mes qytetarëve që vazhdojnë ende të duan një afrim me BE-në dhe këtyre emrave të fuqishëm antievropianë në veprim.

Për çfarë duhet ta dëshirojë anëtarësimin në BE të Shqipërisë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Monika Kryemadhi që edhe kur rregullojnë dhëmbët shkojnë dhe i bëjnë në klinikat europiane, fëmijët e tyre i shkollojnë në universitet europiane, ndërsa realiteti i shoqërisë shqiptare i është larguar gjithnjë e më shumë integrimit europian, jo vetëm në politikë, por edhe në art, kulturë, shkencë dhe ekonomi.

Lexo edhe :  Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Në fund fare, nëse do ishte e mundur, do i kërkoja znj.Olsa Muhametit, autore e emisionit “Përputhen” në TCH që të ftojë z.Basha dhe z.Rama në emision që t’i përputhë njëherë e mirë ashtu siç duhet para shqiptareve. Që të gjithë ne të tjerët pastaj të biem rehat për herë të fundit”, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Lajme të tjera

Web TV