Basha vizitë në një punishte artizane në Kukës, merr dhuratën e veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka vizituar sot një punishte artizanale në Kukës. Teksa ka bashkëbiseduar me Hate Orën, e cila drejton këtë punishte, profesion dhe pasion që e ka trashëguar brez pas brezi.

Kjo e fundit ndau dhe një kuriozitet për të gjithë, ka lidhje gjaku me këngëtaren e famshme me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë bashkëbisedimit, artizania i tregoi Bashës disa nga sfidat me të cilat po përballet biznesi i saj familjar në këtë kohë pandemie, ndërsa nënvizoi faktin se puna ka rënë.

Ndërkohë, kreu i PD-së tha se qeveria duhet të hapë thesin për t’ju dhënë ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneset që po përballen me krizën.

Ai theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ketë fokusin nga familjet e varfra dhe bizneset që kanë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, Basha është suprizuar nga artizania, e cila i ka dhuruar një punim me tezgjah, ndërsa tregoi dhe domethënien e kësaj vepre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV