Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden ka ftuar ish-presidentin Donald Trump të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm në mënyrë që ti japin fund ‘kaosit’ që ai ka krijuar.
Në një intervistë për CNN, Biden u pyet nëse dëshironte që Trump të merrte pjesë në eventin që do të mbahet më 20 janar dhe ai u përgjigj se ishte e rëndësishme që të kishte një ‘transferim paqësor’ dhe ‘t’i jepte fund kaosit’ të shkaktuar nga ish-presidenti.
Komentet e Biden vijnë pas një disfate tjetër për Trump ndërsa Gjykata e Lartë e Wisconsin të enjten refuzoi padinë e tij. Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë njoftoi se po padit Facebook-un për diskriminimin e amerikanëve në praktikat e tij të punësimit./r.g/fjala.al