Demonstrim live, ja si kryhet një test i shpejtë për Covid 19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikimi i testeve të shpejta pritet tu japë një dorë autoriteteve shëndetësore në përballjen me pandeminë përgjatë dimrit.

Në një konferencë për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID 19.

Ajo tha se do të hyjnë në funksion që prej të hënës në Tiranë, ndërsa duke filluar nga 20 dhjetori do të përdoren dhe në spitalet rajonalë.

Sipas ministres, pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh, sipas një ndarjeje që është bërë në funksion të mbulimit të nevojave.

Ndërkohë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh se testi i shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria, është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

Më poshtë mund të ndiqni me video demonstrimin live të testit të shpejtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV