Hoti: Rreth 600 milionë euro arrin vlera e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 600 milionë euro arrin vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët” ka thënë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike,është votuar të premten në Kuvendin e Kosovës.

Hoti në një konferencë për media, pas miratimit të këtij projektligji, ka thënë se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Sipas projektligjit, nëse një kontributpagues tërheq 10 për qind të kursimeve deri në vlerë të 10,000 eurove, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë të njëjtin brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Rreth 200 milionë euro janë paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm për bizneset si dhe një vlerë prej 20 milionë eurosh është planifikuar për punëtorët të cilët e humbin punën për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes këtij projektligji, për sektorin e gastronomisë do të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) nga 18 në 8 për qind. Po ashtu, parashihet që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind. “Unë besoj se kjo do të gjenerojë miliona euro investime, sepse është një lehtësim i madh për bizneset” tha Hoti.

Po ashtu është paraparë që lënda e parë, e cila prodhohet në Kosovë, të lirohen nga TVSH-ja.

Në bazë të programit të rimëkëmbjes ekonomike deri më tani janë shpërndarë 260 milionë euro duke përfshirë 60 milionë euro për bizneset, subvencione në bujqësi, gratë për gratë ndërmarrëse e të tjera.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

Të fundit

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka...

Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Ndër më të bukurit e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili është më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. Rama tha se aeroporti po...

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo...

Zgjedhjet parlamentare/ “Blindohen” burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet në vend lidhur me zgjedhjet...

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime...

Lajme të tjera

Web TV