Projektligji për Amnistinë Penale, zbardhet amendamenti i PD-së në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka depozituar amendamentin për Projektligjin për Amnistinë Penale. Në amendamentin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion.

Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.

Amendamenti i plotë:

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN
“PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3
Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
Neni 4
Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:

1. Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Neni 5

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.

D E P U T E T I

Enkelejd Alibeaj

/O.S

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV