Liga e Evropës, shënohen 40 gola në 12 takimet e orës 21:00, njihen edhe 10 të kualifikuar të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga e Evropës ka vijuar të enjten me ndeshjet e 5-ta në grupe dhe, duke nisur nga ora 21:00, janë zhvilluar 12 ndeshjet e mbetura të 6 prej grupeve, duke dhuruar plot gola të shënuar, mbi 3.3 gola për ndeshje.

Në takimet e grupit A Klujzhi dhe CSKA-ja e Sofies janë ndarë me rrjeta të paprekura, ndërsa Roma ka mundur Jang Bojs të Bernës me rezultatin 3-1, duke u shkëputur edhe më në krye të renditjes, tanimë në kuotën e 13 pikëve, teksa e ka siguruar më herët vendin në turin tjetër, atë të 32-shes. Ndërsa zviceranët dhe rumunët vijojnë betejën për biletën tjetër për më tej. Në grupin B, si Arsenali, ashtu edhe Molde kanë korrur fitore bindëse, përkatësisht 4-1 në Londër ndaj Rapidit të Vjenës dhe 3-1 ndaj Dandokut.

Dhe, kur ka mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur Molde mbetet në rrugë të mbarë për të qenë ajo skuadra tjetër që do të shoqërojë Arsenalin në turin tjetër. Në grupin C, Bajer Leverkuseni dhe Sllavia e Pragës korrën fitore, përkatësisht 3-2 në fushë të huaj, ndaj Nisës dhe 3-0 në fushën e vet, ndaj Hapoel Biir Shevas. Ato ndajnë së bashku kreun e renditjes, me nga 12 pikë secila, 9 më tepër sesa dy skuadrat e tjera të grupit dhe sigurojnë kështu vendin në turin tjetër të Ligës së Evropës.

Kështu kanë bërë edhe në grupin D, Benfika dhe Gllasgou Rejnxhërs që kanë korrur fitore në fushën e vet, përkatësisht 4-0 në Portugali ndaj Leh Poznanit dhe 3-2 në Skoci ndaj Standardit të Liezhit. Kjo nënkupton se portugezët dhe skocezët ndajnë edhe kreun e renditjes, me nga 11 pikë, të paarritshëm tanimë nga dy skuadrat e tjera të grupit, teksa ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur. Dhe, së fundmi, në grupin E, PSV-ja e Eind’hovenit ka korrur fitoren e 3-të, duke mundur 1-0 në Spanjë Granadën, ndërsa PAOK-u i Selanikut është 1-2 në fushë të huaj përballë Omonias së Nikozisë.

Lexo edhe :  Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Spanjollët kryesojnë renditjen me 10 pikë, një më tepër sesa holandezët më tepër, ndërsa helenët kanë mbetur prapa dhe janë eliminuar tanimë bashkë me qipriotët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV